Dritë në fund të tunelit për ish-zëvendës trajnerin e Shqipërisë, Paolo Tramezzanin.

Ish-ndihmës i Gianni De Biasit te kombëtarja shqiptare për pesë vjet ka arritur marrëveshjen me skuadrën qipriote të APOEL Nicosia. Konfirmimi ka ardhur nga faqja online e klubit qipriot.

Ai ishte anëtar i stafit teknik të kuqezinjve në momentin më të rëndësishëm në historinë e saj, e cila ishte për t'u kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian 2016. Asistent i tij do të jetë Pasquale Rocco.

APOEL është skuadra e tretë e Tramezzanit, pasi më parë drejtoi skuadrat zviceriane të Lugano dhe Sion.

/Ora News.tv/