Marrin fund bilemat, Hazard pranon kontaktet me gjigantin Europian

Marrin fund bilemat, Hazard pranon kontaktet me gjigantin Europian

Sulmuesi i Chelsea, Eden Hazard nuk e fsheh edhe njëherë adhurimin e tij për trajnerin e Realit të Madridit, Zinedine Zidane. Këtë herë, ylli belg ka pohuar se ka kontakte mes tij dhe skuadrës spanjolle dhe se kalimi i Zizu në "Santiago Bernabeu" do e detyrojë 27 vjeçarin të ndryshojë skuadër.

"Kam shumë respekt për Zidane. Ai ishte idhulli im. Falë tij fillova të luaj futboll. Mes tij dhe trajnerit të kombëtares, Martinez unë zgjedh francezin"-u shpreh Hazard, duke i shkelur në njëfarë mënyrë syrin skuadrës së La Liga.

Kohët e fundit, belgu ka qënë një nga futbollistët më të kërkuar nga Reali i Madridit dhe merkato e kësaj vere pritet të jetë decizive për këtë operacion. Kontrata e Hazard me "Blutë e Londrës" skadon në vitin 2020.


EMISIONET