Presidenti Thaçi ka thënë se e nënshkruan marrëveshjen për korrigjimin e kufirit, duke përfshirë bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në momentin që është i bindur se është në interesin e shtetit të Kosovës dhe që SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja japin garanci se Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se Kosovës i duhet me tepër se politika populiste dhe elektorale.

“Në asnjë rrethanë nuk lejojmë ndarjen. Është gjë e vdekur. Nuk do ta lejojmë shkëmbimin, por as asociacionin me elemente ekzekutive. Është gjë e vdekur. Sa për ngushëllim, i ngushëlloj të gjithë ata që punojnë për ndarje dhe asociacion me elemente ekzekutive tash. Ndërsa, te korrigjimi i kufirit, duke përfshirë bashkimin e Luginës, Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, e ritheksoi se në momentin që unë jam i bindur që është në interesin e shtetit të Kosovës dhe që SHBA-ja, BE-ja dhe NATO-ja japin garanci se Serbia do ta njohë Republikën e Kosovës, unë do ta nënshkruaj. Kosovës i duhet me tepër se politika populiste dhe elektorale. Sa i përket ngushëllimit për korrigjim, ky ngushëllim mund të shkoj për Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën, por mund të jetë personal, përndryshe shteti i Kosovës do të punojë deri në fund, në krye të angazhimeve, për përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në proces dhe bashkëngjitje me Republikën e Kosovës, gjë që unë besoj se do të ndodhë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Presidenti Thaçi është shprehur i bindur se Kosova e ka përkrahjen e të gjithë partnerëve strategjikë për këtë çështje./RTK/

/Ora News.tv/