Marrëveshje për Prokurimet, mundësi për punësimin e më të mirëve të Ekonomikut

Marrëveshje për Prokurimet, mundësi për punësimin e

Studentët më të mirë të Fakultetit Ekonomik do të kenë mundësi për tu punësuar pranë Agjencisë së Prokurorimit Publik pas mbarimit të studimeve. 

Ky ishte një prej qëllimeve të marrëveshjes që Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule, nënshkroi me Drejtoreshën e Agjensisë së Prokurorimit Publik, Reida Kashta.

Profesor. Dhori Kule sqaroi edhe synimet e marrëveshjes.

Kule: E shohim me shumë interes për përgatitjen e specialistëve tanë që në nivelet Master, në modulet përkatëse të ofrohen njohuritë për studentët tanë, për procedurat, teknikën, përmbajtjen e Prokurorimit Publik. Tu japim ato njohuri studentëve tanë që janë atraktive për tregun e punës.

Drejtorja Kashta shpjegoi qëllimin e marrëveshjes së përbashkët me këtë Fakultet.

Kashta: Është shumë mirë që të kemi një bazë që në nivelin akademik dhe që në formimin e tyre akademik. Do të na lehtësonte shumë punë dhe do të përmirësonte aktivitetin e përgjithshëm të administratës, sidomos në një fushë kaq sensitive siç është menaxhimi i fondeve publike në fund të ditës.

Agjensia  e Prokurorimit Publik po bashkëpunon me Fakultete të ndryshme për të përzgjedhur studentët që do të punësohen pranë këtij institucioni.

Ndërkohë edhe Fakulteti i Ekonomisë prej vitesh ka nisur eksperiencën e punësimit të studentëve të shkëlqyer pranë disa isntitucioneve shtetërore apo kompanive private.

EMISIONET