Gjatë një vizite në Universitetin Bujqësor ku nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi, kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi, premtoi përmirësim të legjislacionit që ndihmon rritjen e produktivitetit në bujqësi. Ruçi tha se ka një asimetri në këtë sekor mes punësimit dhe ndikimit në rritjen ekonomike. 

Kryeparlamentari, Gramoz Ruçi, nënshkroi  një memorandum  bashkëpunimi  midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës, me qellim  promovimin e punës kërkimore-shkencore, mendimin analitik, rritjen e kapaciteteve dhe kontributit të studentëve mbi parlamentarizmin. 

Ruçi tha se parlamenti po përgatit  ligje dhe po  gjenerohen burime financiare, që të mundësojnë mbështetjen e agro-industrisë dhe  agro-përpunimit. 

Ruçi tha se ka një mospërputhje të ndjeshme  me sektorin e bujqësisë mes kontributit në punësim dhe kontributit në rritjen ekonomike. 

Gjatë vizitës në Universitetin Bujqësor, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi vizitoi edhe Panairin e Karrierës, në të cilin sipërmarrjet bujqësore ekspozojnë vende pune për të diplomuarit në këtë Universitet.

 

 

/Ora News.tv/