Demokratët dhe republikanët kanë arritur në parim një marrëveshje mbi sigurinë e kufirit për të financuar qeverinë amerikane dhe për të shmangur një tjetër mbyllje të pjesshme.

Ligjbërësit thanë se marrëveshja ishte arritur në një takim me dyer të mbyllura në Uashington.

Asnjë detaj nuk është lëshuar. Bisedimet kishin ngecur në ndalimin e emigrantëve pa dokumente dhe financimin e murit kufitar të Presidentit Donald Trump.

Duke folur vonë të hënën, ai nuk tha nëse do ta mbështeste marrëveshjen. "Ne jemi duke ndërtuar mur, gjithsesi," theksoi ai.

Ai u tha mbështetësve në El Paso, Teksas, se ai nuk kishte kohë për të studiuar marrëveshjen, por theksoi se ai kurrë "nuk do të nënshkruajë një projekt-ligj që detyron lirimin masiv të kriminelëve të dhunshëm".

Një projekt-ligj duhet të miratohet nga e premtja kur financimi mbaron për disa agjensi federale. Mbyllja e mëparshme, më e gjata në historinë e SHBA, zgjati 35 ditë.

Kostoja e mbylljes për ekonominë amerikane vlerësohet në 11 miliardë dollarë.


/Ora News.tv/