Refuzimet kanë marrë fund dhe Kastriot Dermaku duket se ka vendosur tashmë për të ardhmen. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare mësohet se ka arritur akordin me ekipin e Seria A, Parma.

Lajmi bëhet i ditur nga "CosenzaPost.it", që pohon se Dermaku është bindur nga oferta e ekipit Ducale. Një goditje "low-coast" kjo nga Parma, duke parë që kontrata e Dermakut me Cosenza skadon në fund të këtij sezoni.

Aktualisht Dermaku është pjesë e kombëtares shqiptare dhe pas takimit me Moldavinë, më 11 qershor pritet që të zyrtarizohet me ekipin e ri.

/Ora News.tv/