Partia Demokratike në Amerikë padit Rusinë, fushatën Trump dhe website-in e famshëm Wikileaks për konspiracion dhe përçarje të zgjedhjeve presidenciale në 2016-n, shkruan BBC.

Dokumentet e dorëzuara në gjykatë, pohojnë se fushata e Trump "ka pranuar me kënaqësi ndihmën e Rusisë" për të fituar zgjedhjet.

Presidenti Donald Trump vazhdimisht e ka mohuar marrëveshjen e fshehtë dhe Rusia gjithashtu.

Fushata e Trump ishte e pamerituar dhe ka mundesi të hidhet poshtë.

"Kjo padi e pavlerë është një përpjekje e fundit për të justifikuar akuzat e pabazuara të marrëveshjes ruse nga një Partia Demokratike gati e falimentuar, ende duke u përpjekur për të kundërshtuar vullnetin e popullit në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016," thotë një deklaratë e lëshuar nga zyrat e presidentit Trump.

Agjensitë e  inteligjencës amerikane më parë konkluduan se Moska është përpjekur të ndikojë në favor të zgjedhjes së Trump.

Hetime të njëpasnjëshme kanë marrë udhë tashmë.

Gjithsesi, korespondenti i BBC në Washington thotë se padia e Demokratëve shihet si një publicitet i sajuar, pasi nuk mund të nxjerrë në dritë asgjë më shumë nga ç'kanë nxjerrë hetimet e tjera, por mund ta vendosë çështjen të ekspozuar për syrin e publikut.

Padia, e dorëzuar në një gjykatë federale në Manhattan, nën emrin e Trump, përfshin dhëndrrin e tij Jared Kushner, strategjistin Roger Stone dhe ish drejtuesin e fushatës Paul Manafort, si të akuzuar, si dhe themeluesin e faqes së famshme Wikileaks, Julian Assange.

                                                                                                                                  

Kreu i Komiteti Kombëtar Demokrat Tom Perez tha në një deklaratë se thashethemet e dyshuara ishte "një akt i paprecedentë pabesie" dhe "një kërcënim për demokracinë tonë."

/Ora News.tv/