Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes Shakhtar Donetsk dhe Lyon do të luhet në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Një vendim i cili është marrë nga klubi ukrainas përmes një deklarate për shtyp, teksa shkruan se ndeshja nuk do të luhet në Kharkiv për arsye sigurie.

Qyteti i Kharkiv, ku klubi luan ndeshjet në shtëpi, është në fakt nën dekretin e ligjit ushtarak të lëshuar më 28 nëntor nga qeveria e Kievit pas përshkallëzimit të krizës në marrëdhëniet me Rusinë.

/Ora News.tv/