Marrëdhëniet e Shqipëri-Austro Hungari në vitet 1916-1918

Marrëdhëniet e Shqipëri-Austro Hungari në vitet 1916-1918

Një libër me kumtesa për marrëdhëniet e Shqipërisë me Austro-Hungarinë në vitet 1916-1918 u promovua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Ky libër përmbledh ligjërata nga historianë, gjuhëtarë dhe studiues të njohur shqiptarë dhe austriakë gjatë konferencës së titulluar "Monarkia Austro-Hungareze dhe Shqipëria në vitet 1916-1918".

Promovimi i librit u bë në kuadër të aktiviteteve që u bashkë-organizuan me Muzeun Kombëtar në çelje të vitit kulturor Austri-Shqipëri.
Redaktori shkencor i këtij botimi, Dorian Koci, thekson se këto kumtesa janë një bazë shumë e fortë informimi për studiuesit shqiptare.

Kjo përmbledhje artikujsh shkencorë, mund të cilësohet si një kontribut në shënjimin e historisë dhe botimi i tij në gjermanisht shihet si një mundësi për studimet e albanologëve mbi historinë e Shqipërisë së shekullit të kaluar.

EMISIONET