E ardhmja e Mauro Icardit te Interi mbetet ende në ajër, me palët që duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për të firmosur kontratën e re.

Gjithsesi, drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Beppe Marotta ka siguruar tifozët e Interit se rinovimi i Mauro Icardi nuk është një problem, duke premtuar se do të menaxhojë situatën në mënyrën më të mirë të mundshme.

"Fitorja ndaj Parma ishte e rëndësishme dhe bindëse," tha Marotta për "Tuttomercatoweb".

"Skuadra dhe trajneri ishin mirë. Ne rizbuluam bindjen tonë dhe pashë Nainggolan dhe Perisic në gjendje të mirë. Unë kam biseduar me Spalletin përmes telefonit dhe do të flasim përsëri sot ose nesër në mëngjes. Ne do të menaxhojmë situatën në mënyrën më të mirë dhe në interesin e secilit. Rinovimi me Icardi nuk është një problem. Ne kemi thënë tashmë atë që kemi pasur për të thënë, përtej asaj që do të sqarojmë me Spalletin. Ne do të menaxhojmë situatën, por mund të konfirmoj se nuk do të ketë problem."-përfundoi Marotta. 

Icardi ka një kontratë me Interin që skadon në verën e vitit 2021, me Interin që dëshiron ta zgjas atë edhe për disa vite të tjera. Megjithatë, kushtet e ofruara nga Interi nuk e kanë bindur sulmuesin, i cili kërkon të paktën 9 milionë euro.

/Ora News.tv/