Marotta i shkel syrin Interit, takim sekret me drejtuesit zikaltër

Marotta i shkel syrin Interit, takim sekret me drejtuesit zikaltër

Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Beppe Marotta thuhet se është tashmë në Kinë dhe do të nënshkruajë me Suning për t'u bashkuar me Interin brenda 48 orëve të ardhshme.

Sipas "Corriere della Sera" dhe "La Gazzetta dello Sport", Marotta është në Nanjing që nga e shtuna, teksa gjatë këtyre ditëve ka zhvilluar disa takime për të diskutuar rolin e tij brenda klubit, me pronarin e "Suning" Zhang Jindong dhe djalin e tij, Steven Zhang, i cili është presidenti i ri i Interit.

Edhe pse nuk ka patur ndonjë nënshkrim ende, ata janë në detaje dhe duhet të formalizojnë emërimin e Marottës.

Për të shmangur një situatë të ngjashme që ka ndodhur me Walter Sabatini kur ai ishte koordinator për Interin dhe Jiangsu Suning, Marotta dëshiron të jetë i qartë se si roli i tij do të jetë i ndryshëm nga ai i drejtorit sportiv, Piero Ausilio.

EMISIONET