Marotta drejt Interit, Antonello: Është i mirëpritur

Marotta drejt Interit, Antonello: Është i mirëpritur

Pasi i dha lamtumirën Juventusit, Beppe Marotta pritet të bashkohet me rivalin e përjetshëm të bardhezinjve, Interin. Një gjë të tillë e ka pohuar dhe homologu i tij te zikaltërit, Alessandro Antonello, i cili për "Il Sole24" konfirmoi se Marotta është i mirëpritur në Milano.

"Marotta te Interi? Ashtu siç e kemi thënë gjithmonë, projekti ynë është në rritje. Kushdo që mund të japë një kontribut për të na ndihmuar të arrijmë objektivat që kemi vendosur. Është i mirëseardhur.

"Ai është një drejtor i madh, por në këtë fazë vetëm na mbetet të presim. Ai është një drejtor i rëndësishëm dhe si në çdo biznes, asgjë nuk mund të thuhet derisa të ketë një nënshkrim. "-përfundoi Antonello.

61 vjeçari është lakuar prej kohësh në ambjentin e Interit, për të marrë një rol drejtues te klubi zikaltër.

EMISIONET