Maroku ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Maroku ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin

Maroku ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin nën "arsyetimin se raporti mes organizatës Hezabullah me frontin Polisario kërcënon sigurinë dhe stabilitetin e vendit", transmeton Anadolu Agency.

Ministri i Jashtëm maroken Nasır Burita në një deklaratë për shtyp theksoi se për shkak të marrëdhënieve mes organizatës Hezabullah dhe frontit Polisario, Maroku ka vendosur mbylljen e ambasadës së saj në kryeqytetin Iranian të Teheranit dhe i ka kërkuar ambsadorit iranian që të largohet nga vendi.

"Ky hap është ndërmarrë për shkak të marrëdhënieve mes organizatës së mbështetur nga Irani, Hezabullah dhe frontin Polisario, ku ne posedojmë prova që liderët e Hezbullahut kanë ofruar financime dhe trajnime për Polisario", është shprehur Burita.

Ndër të tjera ministri i Jashtëm maroken Burita pretendon se kanë informacione që Hezbullahu ka ofruar mbështetje ushtarake për Polisario dhe se diplomatët e ambasadës iraniane në Algjeri kanë lehtësuar bisedimet mes liderëve të Hezbullah dhe liderëve të Polisario-s.

Po ashtu Burita pretendon se në muajin e fundit Hezbullah ka dhënë mbështetje me armë për Polisario.

EMISIONET