Marku pezullon nga detyra çiftin e prokurorëve Gina-Gashi

Marku pezullon nga detyra çiftin e prokurorëve Gina-Gashi

Prokurororja e Përgjithshme Arta Marku pezullon nga detyra çiftin e prokurorëve Dritan Gina dhe Rovena Gashi. 

Pezullimi ndaj çiftit të prokurorëve është bërë për shkak se prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzë dhe ka marrë në cilësinë e të pandehurit si Rovena Gashin ashtu dhe Dritan Ginën për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave.

"Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës" njofton prokuroria.

Sikunder edhe per  prokuroren Rovena Gashi shprehet se: "Pezullimi është bërë pasi prokuroria e Durrësit ka ngriture akuzë dhe marrë në cilësinë e të pandehurës prokuroren për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave. Pezullimi i znj.Gashi u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetases Rovena Gashi për veprën penale: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurorja Gashi do të jetë e pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës."

Dritan Gina ushtronte detyrën e prokurorit në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ndërsa Rovena Gashi prokurore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë.

EMISIONET