Marka dhe Qori akuza PD-LSI për incidentin: Duan të ndyjnë protestën e studentëve

Marka dhe Qori akuza PD-LSI për incidentin: Duan të ndyjnë

Pedagogët Jani Marka dhe Arlind Qori, të dy nga Lëvizja për Universitetin sqaruan për Ora News linçimin dhe akuzat e adresuara ndaj tyre dhe aktivistëve të tjerë të kësaj Lëvizje.

Qori: Nuk jemi në ballë të prtoptestës as të Lëvizjes për Universitetin. Në këtë protestë as nuk kemi dashur, as kemi qenë në ballë të asgjëje, kemi qenë në mes të gjithçkaje.

Jani Marka, pedagog i Shkencave të Natyrës, akuzoi edhe njëherë forumet rinore të PD-LSI për incidentin e sotëm në protestë dhe dhunën ndaj tij.

Marka: Kjo që ndodhi sot ka të bëjë me gjithë këto ditë që kemi qenë në protestë. Veçanërisht dy ditët e fundit ka pasur dhunë ndaj vajzave aktiviste. Këtë e kanë bërë militantë të forumeve të PD dhe LSI. Këto janë fakte që aktivistët kanë filluar ti mbledhin. Po i dokumentojmë dhe po i publikojmë rastet njëri pas tjetrit.

Ndërsa pedagogu Qori nga Universiteti i Shkencave Sociale drejton gishtin nga krerët e partive që sipas tij duan të ndyjnë protestën e studentëve me episode dhune.

Qori: Pas kësaj fushate fashiste, gënjeshtra, thirrje të hapura për dhunë, linçime qëndrojnë krerët e partive politike që duan ta ndyjnë këtë protestë autentike, duan të shpikin armiq imagjinarë të kësaj proteste ku u thërrasin ca gangsterëve që kanë me vete ose ca të rinjve të shkretë që nuk kanë alternativë tjetër, detyrohen tu shkojnë pas këtyre partive.Qëllojnë, intimidojnë, ulërasin kundër aktivistëve të Lëvizjes për Universitetin. Kanë dashur të përvetësojnë protestën gjithë këtë kohë, të dëshpëruar që nuk e kanë arritur kanë dahsur të marrin hak diku. Kanë evidentuar armiqtë e tyre. Janë hedhur aq shumë gënjeshtrra sa nuk di kujt t'iu përgjigjesh më parë.

Por a janë ata të infiltruar të Edi Ramës apo Erion Veliaj?

Qori: Ne çfarë nuk i kemi bërë Edi Ramës, i kemi nxirë jetën politikisht, Erion Veliajt, Lindita Nikollës. Mesa duket veprimet tona të mëparshme që kanë defaktorizuar këto partitë e tjera kanë prodhuar këtë mllef ndaj nesh. Por punë e madhe fort! Me rëndësi është që po tentojnë të shkatërrojnë protestën. Jam besimplotë që ata nuk kanë për tu çoroditur nga kjo gjë dhe do të vazhdojnë rezistencën e tyre.

Marka: Kush janë këta që na akuzojnë? Forumet partiake, militantët e PD dhe LSI që kanë një axhendë tjetër. Ne kemi një axhendë, gjithë bashkë pedagogë e studentë të luftojmë për kauzën universitare. Axhendën e partive duhet të pyesni Lulzim Bashën, Monika Kryemadhin etj. Mesa duket për axhendën e tyre ne ishim  pengesë.

Gazetarja:  Ju akuzuan si të korruptuar.

Marka: Unë mendoj dhe di që jam i ndershëm. Këta që hedhin akuzat duhet ti provojnë këto fakte. Nëse i provojnë duhet të shkoj në burg. Kurrë nuk kam qenë pjesë e Mjaft.Gjithë ngjarja kritike personale që më ka shtyrë drejt aktivizmit ka qenë Gërdeci. Kam dalë i vetëm në protestë, nuk isha as majtas dhe as djathtas. Dhe ngjarja kryesore që më dha shtysë ka qenë 21 janari. Fill pas kësaj është themeluar Organizata dhe jam bërë pjesë e saj.

Qori: Të zhgënjyer nga sistemi politik i asaj kohe kishim dëshirën të bënim diçka.U mblodhëm disa vetë dhe i vumë  vetes një emër të çuditshëm, Organizata Politike. Arsyeja, sepse ne do të donim të politizonim çështjet.Ato janë parti private, nuk kemi parti politike në Shqipëri.Fokusi i Organizatës prej 2011 e deri këtej ka qenë klasa punëtore.Në 2014 disa prej nesh bashkuar me shumë të tjerë kemi themeluar Lëvizjen për Universitetin.

Lexo çfarë ndodhi në protestë:

Studentët përplasen me pedagogun e Organizatës Politike, i ndërpresin fjalën

Pedagogu i "përjashtuar" nga protesta shpërthen në lot: S'jemi velga të Veliajt dhe Soros


EMISIONET