Moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka shprehur ngushëllimin e saj për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo.

68-vjecari ishte pjesë e një spektakli televiziv që drejtohej nga Marina Vjollca.

Në një postim në Instagram, ajo shkruajti: “Miq të dashur, me hidhërim të thellë mësuam ndarjen nga jeta të Maestro Lalos pas një ataku në zemër. Mastro i madh u nda nga jeta duke lënë një boshllëk të madh tek unë dhe i gjithë stafi i ‘C’est la vie.’ Ky emision dhe të tjerët në vijim janë homazhi ynë për njeriun e papërsëritshëm të muzikës shqiptare. U prehtë në paqe!”

U mësua se kompozitori që bërë filma të njohur të kinematografisë shqiptare humbi jetën sot në një spital privat në Tiranë për shkak të një ataku kardiak.


/Ora News.tv/