Çifti i famshëm, Marina Vjolla dhe Getoar Selimi përflitet se do bëhen prindër.

Shkak është një foto e publikuar nga moderatorja në Instagram ku ajo dhe këngëtari mbajnë dorën në barkun e saj.

Kjo ka nxitur fansat të mendojnë se Marina është shtatzënë.

"Po vjen një bebe e vogël?"-shkruan një fanse. Ndërsa një tjetër komentoi: "Marina shtatzënë? Të paktën në foto kështu duket, duke parë që Geti dhe Marina kanë vendosur dorën tek barku i Marinës."

Mbetet për tu konfirmuar nga çifti nëse lajmi është i vërtetë.


/Ora News.tv/