Marcelo Lippi: Liga e Kampioneve? Është viti i duhur për Juventusin

Marcelo Lippi: Liga e Kampioneve? Është viti i duhur për

Juventusi arriti të siguronte një fitore mjaft të rëndësishme në "Old Trafford" ndaj Manchester United duke hedhur një hap drejt kualifikimit të grupeve të Ligës së Kampioneve.

Bardhezinjtë përvese se 3 pikëve të siguruara dhuruan një performancë të shkëlqyer duke kontrolluar gjatë gjithë kohës lojën.

Skuadra e Allegrit u komplimentua shumë në atë ndeshje dhe nuk kishte si të mos mungonin komplimenta dhe nga një nga figurat më të dashura për "Zonjën e Vjetër".

Marcelo Lippi, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, pranon se nuk mund ta humbte këtë sfidë, madje e ka shijuar në maksimum.

Juventusi i tij shpeshherë ishte sfiduar dhe shpesh e kishte mundur Manchesterin e yjeve si Giggs, Beckham e Scholes, e fundit pikërisht në “Old Trafford”, 1-0 me gol të Alessandro Del Pieros në sezonin 1996- 1997, përpara se ai dhe bardhezinjtë të fluturonin në Tokio dhe të fitonin Kupën Kontinentale, pas suksesit ndaj Ajaxit në Europë.

Dhe për sa i përket duelit të së martës, Lipi tregon: “I shijova çdo minutë. Të shihje Juventusin që dominonte në një stadium të atillë ishte madhështore, speciale, emocionuese. Realisht ishte një ndeshje spektakolare. Ajo që më goditi ishte mënyra sesi dominuan në një prej stadiumeve më të frikshëm të botës, në një ndeshje që edhe u komplikua në pjesën e dytë, por pikërisht aty treguan personalitet dhe konfirmuar rritjet e tyre totale, për të arritur tek objektivi final."

Sigurisht që dy arkitektët ishin mbi të gjitha Masimiliano Alegri dhe Kristiano Ronaldo, dy personazhe që nuk e ndjenë absolutisht presionin dhe ky është detaji që mund të bëjë diferencën deri në fund, sipas Marcelo Lippit.

“Ndërsa shihja ndeshjen që po luante Juventusi, përsërisja me veten: Po, ky është viti i duhur për të rikthyer Champions-in në Torino.Dhe dy faktorë të rëndësishëm për të arritur këtu janë Allegri dhe Ronaldo. Massimiliano është tashmë një trajner i nivelit botëror, por nuk duhet ta shndërrojë në një fiksim fitoren në Europë. Tek ai shoh shumë ngjashmëri me veten dhe jam i bindur kur them se duke qëndruar të qetë dhe të përdorim armët që kanë, ky është viti i duhur për të arritur te tripleta. Pastaj, përveç pjekurisë dhe zgjuarsisë së Allegrit në menaxhim, nuk mund të shmanget faktori Cristiano Ronaldo."

EMISIONET