Maratona e ciklistëve starton mëngjesin e 13 janarit aktivitetin “Shtegu i gjelbërt” në Tiranë.

Ky aktivitet është në vitin e katërt por edhe kësaj here ka ngjallur interesimin e sportdashësve për të marrë pjesë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, organizatorët thanë se itinerari këtë vit do të jetë Tiranë-Golem në një gjatësi prej 64 km.

Edvin Kasimati: "Këtë vit janë mbi 100 pjesëmarrës. Janë 103 çiklista që do marrin pjesë, madje regjistrimet janë mbyllur që sot sepse nuk ka më kapacitet. Gara fillon në Sheshin Skënderbej, është grumbullimi në orën 8 e gjysëm dhe vazhdon në drejtim të Durrësit e përfundon në plazhin e Golemit. "Shtegu i gjelbër", pasi shpesh ka pyetje, është thjeshtë një koncept nuk është një vijë në terren."

Kjo nismë do të vazhdojë jo vetëm si një aktivitet sportiv, por edhe si një mesazh social për të mbajtuar ambientin e gjelbërt vital.

"Shtegu i Gjelbër", promovon lëvizjen me biçikleta midis qyteteve të Shqipërise duke promovuar edhe mirëmbajtjen e ambientit.

/Ora News.tv/