Per herë të parë aktorja e njohur turke,  Hazal Kaya, e njohur ne Shqipëri me emrin e personazhit të Maralit ka rrëfyer publikisht sëmundjen prej së cilës po kurohet. 

Ajo vuante nga "ankthi". 

Nga një sëmundje e tillë ka vuajtur edhe këngëtarja me famë botërore, Adele.

“Kam qenë një paciente në nivel të lartë të çrregullimit të ankthit, tani jam shumë më mirë” tha ajo në një intervistë për mediat turke.

Pacientët me çrregullime të ankthit përfshijnë frikë dhe shqetësime ekstrem, sulme paniku dhe fobi specifike.

uajin e kaluar 27-vjeçarja Kaya postoi ne Instagram një foto ku i shkurtonte flokët mamasë së saj, diagnostikuar me kancer. 


/Ora News.tv/