Diego Armando Maradona vazhdon të bëj bujë me deklarat e tij. Këtë herë ish- ylli i kombëtares argjentinase, ka sulmuar ashpër trajnerin e përfaqësueses Jorge Sampaoli dhe yllin e Interit Mauro Icardi.

"Sampaoli është një gënjeshtar, i fsheh gjërat në vend që te tregojë i pari të vërtetën. Thotë që nuk ka një numër 9 dhe pastaj merr atë të turpshmin Icardi. Ai nuk di asgjë, vetëm të shkojë të hajë në shtëpitë e shokëve, duke ju referuar lidhjes së tij me Maxi Lopez. Higuain vlen 10 herë më shumë, pse jo dhe Tevez duhet të jetë në Rusi’,- deklaroi Maradona për median argjentinase "El Popular".

"Sot, me përjashtim të Messit, njerëzit kanë humbur respektin për ekipin e Argjentinës, askush nuk ka frikë prej nesh, shikoni ndeshjen e fundit me Nigerinë, ne pothuajse pranuam tetë gola."- përfundoi 57 vjeçari.

 

/Ora News.tv/