Maradona: Messi si Vettel, nuk dua ta shikoj me kombëtaren

Maradona: Messi si Vettel, nuk dua ta shikoj me kombëtaren

Akuzat e Diego Armando Maradonës kundrejt Lionel Messin nuk shkaktojnë lajme tashmë, pasi ish-ylli i kombëtares së Argjentinës e ka shprehur mjaft herë pakënaqësinë me atë që "pleshti" jep në fushë, sidomos me fanellën Albiceleste.

Së fundmi Maradona i ka sugjeruar Messit që të marrë vendimin përfundimtar sa i përket të ardhmes në kombatëre. Në një intervistë për mediat, tekniku i Dorados i ka kërkuar atij të tërhiqet nga ndeshjet ndërkombëtare.

Çfarë do t'i thonit Messit?

"Se ai nuk ka më çfarë të jap me ekipin kombëtare,"-u përgjigj ish-kapiten dhe trajner i Argjentinës.

Të tërhiqet nga ekipi kombëtar?

"Po, për shkak se nëse ekipi U15 humbet, është faji i Messit. Një ndeshje e Argjentinës shkatërron kalendarin e brendshëm për Racing kundër Boca dhe Messi duhet të fajësohet. Unë këtë mendoj dhe këtë do i thoja. Mos të luajë më shumë! Do të ishte një çmenduri.

I pyetur nëse ai ishte i habitur që Messi nuk komentoi aspak pas eliminimit në Rusi, Maradona ishte i qartë.

"Ai nuk duhet të fajësohet sepse skuadra nuk u shpall kampion i botës. Në rregull, i kemi pasur të gjitha shpresat te ai, por kur shkoni keni shpresën se skuadra juaj do të fitojë.-u shpreh ai.

Sa i përket kësaj situate Maradona bëri një krahasim edhe me botërorin e Formula 1.

"Në Formula 1, Vettel ka një motor të madh, por Hamilton gjithmonë fiton. Ai nuk është fajtor për absolutisht asgjë, nuk është faji i tij nëse njerëzit e tjerë kanë humbur pasionin e tyre.

Maradona gjithashtu u pyet për emërimin e Lionel Scaloni si trajner i përkohshëm i kombëtares së Argjentinës.

 "Scaloni është një djalë i madh", vazhdoi ai, "por si mund t'i japim atij punën e Argjentinës, a jemi të gjithë të çmendur?"

Maradona tha se do të donte Cesar Luis Menotti trajner të kombëtares, me Menotti që është shpallur kampion bote me kombëtaren "Albiceleste" në vitin 1978.

EMISIONET