Shtyhet për të enjten seanca e Kuvendit të Maqedonisë, gjatë së cilës pritet të votohen ndryshimet kushtetuese për çështjen e emrit. Pas fjalimit të kryeministrit Zoran Zaev, ku iu kërkoi deputetëve që të mbështesin ndryshimet kushtetuese seanca u mbyll. Zaevi theksoi se miratimi i amendamenteve kushtetuese do t’i hapë rrugën Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së, ndërsa ka paralajmëruar se në të kundërt vendi rrezikon të izolohet.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka shtyu seancën për të enjten duke u dhënë më shumë kohë deputetëve që të njihen me amendamentet.

Media të afërta me opozitën janë duke spekuluar se kryeministri Zaev nuk i ka 80 votat e nevojshme dhe kjo ka qenë arsyeja e shtyrjes së seancës.

 Përpara se parlamenti të mblidhej në seancën e pasdites, qindra protestues u mblodhën përpara ndërtesës me flamuj maqedonas. Ata kërkuar mos miratimin e ndryshimeve kushtetuesve që sanksionojnë emrin e ri Republika e Maqedonisë Veriore

/Ora News.tv/