Ministri i Drejtësisë në Maqedoni nga radhët e BDI Bilent Saliji ka dhënë dorëheqjen.

Në një deklaratë për mediat, Ministri Saliji ka theksuar se dorëheqja e tij vjen pas  vendimit të Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu. Akuza u ndryshua nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me pasoj vdekjen, duke lënë të lirë Boban Iliq, shkruan Alsat-M.

Ministri Saliji theksoi se ky akt lëkundi përkushtimet për reforma në gjyqësor.

Ai tha se nga marrja e detyrës deri tani ka arritur që të fokusohet dhe realizojë pikat kryesore të agjendës për reforma dhe se puna e gjyqësorit është reflektuar pozitivisht në rastin Sopoti dhe Monstra.

/Ora News.tv/