Maqedoni, ligji për gjuhën shqipe sot në Kuvend

Maqedoni, ligji për gjuhën shqipe sot në Kuvend

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi ka caktuar për sot në mesditë vazhdimin e seancës së 32-të në të cilën në rend dite është edhe ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.

Deri më tani nuk ka informacione nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Kryeministri theksoi se në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg nga pozicionet. /Alsat.M/



EMISIONET