Parlamenti i Maqedonisë miratoi me 81 vota amendamentet kushtetuese që sanksionojnë ndryshimin e emrit të vendit nga Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë në Maqedoni e Veriut.

Votimi erdhi pasi Kryeministri Zoran Zaev dhe drejtuesi i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami arritën një marrëveshje për votimin e ndryshimeve kushtetuese që kanë të bëjnë me emrin e ri të vendit.

Ne Kushtetutë nuk do të radhiten përcaktimet e shtetësisë, një prej pretendimeve të lëvizjes Besa.

Me Ligj do të rregullohet që në letërnjoftime te shtohet edhe përkatësia etnike.

/Ora News.tv/