“Të fortit” të njohur në opinionin maqedonas si “Tvrdokorni” protestuan sot në Shkup para Kuvendit kundër miratimit të ligjit të gjuhëve, që siguron përdorim të gjerë të gjuhës shqipe.

Protesta ishte paqësore, edhe pse pjesëmarrësit dogjën flamurin e Bashkimit Evropian.

Projektligji do t'u jepte shqiptarëve etnikë, të cilët përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë 2.1 milion të Maqedonisë, të drejtën për të përdorur gjuhën e tyre, në të gjitha transaksionet me institucionet shtetërore.

Grupet që organizuan protestën - Forcat Unike të Maqedonisë dhe "Hardcore" thonë se dygjuhësia do të pakësonte karakterin e unifikuar të Maqedonisë.

"Armiqtë tanë të vërtetë qëndrojnë në objektin e Kuvendit dhe Qeverisë dhe tashmë me vite e shkatërrojnë popullin dhe shtetin tonë.06:05-06:17 Do të ecim në rrugën e drejtësisë me vëllezërit tanë maqedonas nga forcat e bashkuara dhe të gjithë të tjerët të cilët do të marrin pjesë në protestë me popullin maqedonas. Kjo është rruga e vetme e maqedonasve, nuk ka tjetër rrugë.”

Përveç revoltës kundër gjuhës shqipe, protestuesit kanë firmosur edhe një peticionin kundër ndërrimit të emrit Kushtetues.

 

/Ora News.tv/