Manovra ekonomike shkakton kaos në bursën italiane

Manovra ekonomike shkakton kaos në bursën italiane

Ditë e zezë sot për bursën italiane të Milanos. Pas miratimit të djeshëm nga qeveria Conte të dekret ligjit të ri mbi bilancin e 3 viteve të ardhshme, bursa e Milanos ka shënuar sot një humbje të kapitalit prej 26.6 miliardë euro, në gati 3 orë dhe me një kofiçent negativ -4% se një ditë më parë.

Humbje të mëdha kanë shënuar dhe të gjitha bankat italiane e titujt e shtetit shënojnë një rënie të vazhdueshme.

Vetëm pak orë pas miratimit të manovrës së re ekonomike të qeverisë, tregu financiar italian ka reaguar mjaft negativisht.

Ndërkohë ndaj rebelimit të Italisë për të ndryshuar raportin e defiçitit nga 1.6% të përcaktuar nga Komisioni Europian në 2.4% është shprehur sot dhe Komisioneri europian për Ekonominë Pierre Moscovici.

"Dua të vazhdoj dialogun me autoritetet italiane", ka deklaruar ai, dhe  dua t'u them se të respektosh rregullat nuk bëhet për ne, por për Italinë, pasi kur një vend hyn në borxh, ai varfërohet. E kur je në borxh je si i gozhduar e nuk bën dot më asgjë. E të kërkosh rilancimin e ekonomisë kur je në borxh, kthehet gjithmonë kundër dhe është populli ai që paguan përherë".

EMISIONET