Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit nëse audio-përgjimi i vëllait të tij del i vërtetë jep dorëheqjen.

Statusi në Twitter i Manjanit:

Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!

/Ora News.tv/