Aksionet e policisë në Shkodër, për ish-ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, janë dëshmi se krimi nuk luftohet me aksione dhe aq më pak me show politik.

"Operacioni i policisë në Shkodër është dështimi i radhës. Është prova e përhershme që krimi nuk goditet me aksione, aq më pak me show politik!", shkruan Manjani.

Dy ditë më parë, Forcat RENEA dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë zhvilluan aksione të gjera në Shkodër, duke çuar në pranga katër persona, tre prej të cilëve janë lënë në qeli nga Gjykata e shkallës së Parë atje.

/Ora News.tv/