Manjani ngre dyshime: Prokuroria jonë ka kohë që funksionon si Whatsapp...

Manjani ngre dyshime: Prokuroria jonë ka kohë që funksionon si

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani në një postim në Facebook ka komentuar përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane “Bild” dhe shqetësimin e socialistëve se si shkuan përgjimet deri atje.

Sipas Manjanit shqetësimi se si materialet shkuan deri në Gjermani janë të drejta, ndërsa thekson se ka kohë që prokuroria jonë funksionon si ëhatsapp për t'u referuar në publik si "burim".

Postimi i Manjanit: 

Për arësye profesionale, jam shumë dakort me shqetësimin se si materiale hetimore gjenden rrugëve të Shqipërisë dhe botës mbarë!

Kam kohë që ulëras publikisht për këtë sjellje jashtë çdo standarti të punonjësve të drejtësisë.

Pa asnjë dyshim kjo është e papranueshme dhe e pa ligjshme!

Ka kohë që prokuroria jonë funksionon si whatsapp për t'u referuar në publik si "burim"...

Por nga ana tjetër, moshetimi, mosgjykimi dhe mosdënimi i personave të përfshirë në krim zgjedhor është më e rëndë,më e papranueshme, më antiligjore sesa nxjerrja në publik i materialeve.

Kjo do të thotë se, nëse media nuk do ti nxirrte përgjimet, drejtësia do të varroste çdo mundësi hetimi e gjykimi.

Ndaj media, ajo e huaja kuptohet, duhet falenderuar që ka gjetur pak kohë të merret me problemet tona, probleme me të cilat media jonë nuk merret në mënyrë kaq profesionale.

VOA dhe BILD i nxorën ato përgjime në gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme, megjithse janë media të huaja. Asnjë media këtu në Shqipëri nuk e ka bërë kaq qartë këtë gjë...

Më në fund, Ulsi Manja duhet përshëndetur për sinqeritetin me të cilin pranoi se përgjimet e nxjerra nga BILD janë pjesë e dosjes 339.

Duhet falenderuar sepse deri më sot Kryeministri kishte thënë se janë "sallatë fjalësh pa vlerë juridike..."

Pra nuk qenkan sallatë, as gallatë, por ngjarje të vërteta.

Lexo më shumë: 

"Bild" publikon përgjimet: Ja si mafia manipulon zgjedhjet në Shqipëri

EMISIONET