Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pas konferencës për mediat që mbajti presidenti i vendit, Ilir Meta ka një mesazh për këtë të fundit.

Manjani e këshillon Metën që të lerë Ramën dhe të nisë bisedimet me partitë e tjera për një tjetër datë zgjedhore, por idealisht edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Manjanit debati PS-President çon unë në mullirin e monizmit.

Reagimi i Manjanit: 

Presidenti i Republikës nuk mund të harxhojë më kohë me deklarata për shtyp që përsërisin atë që ka thënë e bërë më parë.

As të shuajë kuriozitete pa interes të momentit.

Që dje, sot po e po, prisja që Ai të njoftonte agjendën e takimeve politike me partitë kryesore në vend për caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Idealisht edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Debati PS (parlament monist)- President vetëm sa çon unë në mullirin e monizmit.

Kjo nuk mund të jetë një betejë ndërmjet Ramës dhe Metës, por një betejë për të garantuar demokracinë dhe shtetin!

Nuk ka asnjë minut kohë për të humbur me disktutime shterpë. Duhet të fillojë dialogu.

Aty duket se kush është për dialog e kush jo.

Boll me teatër pa skenar!

/Ora News.tv/