Manjani: Kapja e 3.4 mln eurove në Durrës, si kokaina e Maminasit. Policia të ndiqte....

Manjani: Kapja e 3.4 mln eurove në Durrës, si kokaina e Maminasit.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se edhe kapja e Toyotave me euro brenda në Durrës nuk është zhvilluar në mënyrë profesionale. Si jurist, Manjani e krahason rastin me atë të kapjes së maunës me kokainë në Maminas.

Manjani thotë se policia duhet të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave.

Postimi i plotë i Manjani: "Edhe operacioni i kapjes së Toyotave me euro brenda, është profesionalisht jo korrekt! I gabuar madje!

Njësoj si kokaina e Maminasit...

Policia duhej të ndiqte lëvizjet e mjeteve derisa të mbërrinin tek pronari i parave. Aty duhej bërë arresti në flagrancë dhe bllokimi i parave e mjeteve të transportit! Këahtu punon çdo polici në perëndim!

Nxitimi për të kapur Eurot, pas informatave të të huajve, bëhet për të fshehur pronarët e atyre parave!

Qartësisht pronari/rët mbrohen nga shteti! Ndaj s'ka se si ti kapë policia!

Policia e Shqipërisë mbron kriminelët!"

Një natë më parë, në Durrës u kapën dy Toyota Yaris, me një shumë të madhe euro, ku nga numërimi rezultoi 3 milion e 470 mije euro. Për rastin u arrestuan katër persona.

EMISIONET