Deputeti i PS dhe kryetari i Komisionit të Ligjeve tha se opozita po përdor një skenar destablizimi politik për të marrë pushtetin në tavlinë.

I ftuar në studion e lajmeve të Ora News, Manja u shpreh se këtë gjë opozita po e tregon çdo ditë me veprimet që po bën.

Ulsi Manja: Koha për destablizim për të prishur rendin dhe sigurinë publike në Shqipëri ka marrë fund njëherë e mirë në këtë vend. Opozita synon pushtetin është e qartë. Një opozitë që e di mirë vetën ku është, e di që në demokraci pushteti fitohet me vota, vota nuk ka mbështetje nuk ka dhe si do të duhet të vijë në pushtet kjo opozita jonë?! Nëpërmjet një skenari të destablitetit politik për të krijuar situatë paniku, turbullirash, se kjo qeveri është e kapur, drejtohet nga krimi i organizuar, kjo qeveri nuk punon për shqiptarët. Pra opozita kërkon pushtet në tavlinë.

Në lidhje me debatin për nenin 491 Ulsi Manja tha se akuzat për falsifikim janë absurde. Këtë nen të konvetnës -tha deputeti socialist - e ka aplikaur opozita kur ishte në pushtet në 2007.

Ulsi Manja: Si mund të quhet falsifikim ai nen?! Kjo është lajthitje juridike. Si mund të falsifikohet një nen kur pr/ligji i kodit të procedurës penale ka pasur një diskutim të gjerë dhe një tryezë të konsultimit publik që na ka detyruar ligji. Ky kod është depozituar në dhjetor të 2016 dhe është miratuar në mars të 2017. Është absurde të mendosh që ky nen motamo konventa qënka një nen i falsifikuar. Kjo është absurde dhe këtio janë deklarata të papërgjegjshme dhe meritojnë edhe një përgjigje shembullore edhe në drejtim të përgjegjësisë. Ne vërtet jemi politikanë por mbajmë përgjigjegjësi për ato që themi. Ndërkohë që po kjo opozitë dje në pushtet në 2007 e ka aplikuar vetë ketë nen të konventës. Është tjetër gjë kjo që sot në opozitë mendojnë ndryshe se kërkojnë pushtetin.

/Ora News.tv/