Hetimet për audio përgjimin, Basha tregon skenarin 24 orësh të manipulimit nga Rama

Hetimet për audio përgjimin, Basha tregon skenarin 24 orësh

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para mediave dhe foli për burime të besueshme të cilat sipas tij flasin se audio-përgjimi që pretendohet se është i vëllait të Fatmir Xhafajt do të cilësohet nga prokuroria si jo autentik. Basha tha se prokuroria është vetëdemaskuar, ndërsa rezultatet e hetimit akuzoi ai,  janë paracaktuar nga Rama e Xhafaj.

Menjëherë pas seancës parlamentare, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha doli në konferencë për shtyp, për të akuzuar atë që ai e quan skeme kriminale e kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm, për të paracaktuar rezultatin e hetimit, për Agron Xhafajn.

Teksa paralajmëroi se audio-pergjimin prokuroria do ta nxjerrë jo autentik, Basha tha se edhe laboratorin e ekspertizës e ka zgjedhur Kryeministri.

Kryeministri e Ministri i Brendshëm, nuk përfaqësojnë shqiptarët, tha Basha por nje grup trafikantesh që siç deklaroi  ai po bien çdo dite në rrjete.

Në rrjetë, u shpreh ai, do të bien edhe "peshqit e mëdhenj" Rama e Xhafaj.

Basha: Organi i prokurorisë veproi pa asnjë ndryshim sipas skenarit kriminal të hartuar nga Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj.

Prokuroria Rama-Xhafaj-Marku:

1- Lejoi largimin nga Shqipëria të Agron Xhafajt pa guxuar ta marrë atë në pyetje si trafikant droge, pa e nxjerr me zë e figurë përpara shqiptarëve, dhe pa e ballafaquar me dëshmitarët e çështjes.

2- Pranoi në fshehtësi të plotë “mostrat” e zërit të regjistruara privatisht në mes të natës, edhe pse për t’u realizuar ekspertiza kërkohet që regjistrimi të kryhet në të njëjtat kushte dhe me të njëjtat pajisje siç është bërë edhe përgjimi fillestar.

3- Vuri në dispozicion të trafikantit në mes të natës prokurorët e Prokurorisë së Tiranës, të cilët nuk guxuan të kërkonin asnjë provë që zëri i regjistruar si kampion eksperimental është apo jo i Agron Xhafajt.

4- Brenda natës (15 Maj 2018) Prokuroria e Tiranës me urdhër të treshes Rama-Xhafa-Marku:

- regjistroi kallëzimin penal të Agron Xhafajt për “kallëzim të rremë”;

- hodhi shortin për caktimin e prokurorit;

- prokurori i caktuar mori në dorëzim dosjen dhe shqyrtoi materialet fillestare;

- prokurori vendosi të regjistrojë procedim penal;

- prokurori vendosi të kryejë veprime hetimore siç ishte adnministrimi i dëshmisë së Agron Xhafajt;

- prokurori vendosi të marrë në pyetje dëshmitarin Albert Veliu, ende pa u bërë publik identiteti i tij;

- prokurori vendosi të kryejë një tjetër veprim hetimor siç ishte vendimi për ekspertim;

- prokurori vendosi të caktojë ekspertin;

- prokurori vendosi të pranojë mostrat e zërit;

- prokurori vendosi transferimin e çështjes pas kësaj për në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Të gjitha këto u kryen brenda 24 orëve, sepse skenari kriminal i Edi Ramës parashikonte fshehjen të nesërmen (16 Maj 2018) jashtë Shqipërisë të Agron Xhafajt.

Si po e mbron Prokuroria Fatmir dhe Agron Xhafaj?!

1. Prokuroria nisi ceshtjen per trafik droge ndaj agron xhafes vetrm pasi ai u largua nga shqiperia.

2. Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt.

3- Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).

4- Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo sëbashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar.

Basha tregon si eshte paracaktuar rezultati i hetimit.

“Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.

Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:

- audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

- zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;

- trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh;

- trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;

- Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës.”


EMISIONET