Heroi i Kroacisë, Mario Mandzukic ka thënë se kualifikimi në finalen e Kupës së Botës ishte një mrekulli pasi Kroacia mposhti Anglinë 2-1 në gjysmëfinalen e së mërkurës mbrëma në stadiumin Luzhniki.

“Kjo është një mrekulli! Mrekullitë ekzistojnë, por unë edhe në momentin e golit nuk dija se çfarë të bëja. Madje, në lojë më është dashur një goditje e rëndë, 30 sekonda pas golit që të kuptoj realisht se çfarë kisha bërë, se çfarë ne arritëm që të bëjmë kundër Anglisë. Unë e adhuroj futbollin, adhuroj mënyrën tonë sesi kemi luajtur në këtë kompeticion deri tani dhe e meritojmë më shumë se kushdo tjetër. Vërtet dukeshim të panjohur kundër Anglisë, vërtet do të vlerësohemi edhe si të tillë kundër Francës, por unë di që në këtë grup sivjet ka luanë që nuk lodhen kurrë së luftuari dhe në finale do të japim gjithçka kemi në zemër për të kompletuar këtë arritje, që ende nuk e besoj.

"Ne kemi luajtur me zëmër gjatë gjithë turneut. Jam i kënaqur me performancën time në të gjitha ndeshjet. Jam këtu për ekipin, më pëlqejnë këto ndeshje.  Ishim nën presion ndaj Danimarkës dhe Rusisë, por të gjithë e patë atë që bëmë sot. Ne ishim si luanë dhe ne do të jemi të njëjtë në finale. Ne duhet ta shijojmë finalen”,-përfundoi sulmuesi kroat.

Golat e takimit u realizuan nga Kieran Trippier për Anglinë dhe Ivan Perisic, përpara se sulmuesi Mandzukic të shënonte në kohën shtesë golin e fitores për t’i dërguar  kroatët në finalen e Botërorit.

/Ora News.tv/