Partia Demokratike i dërgoi sot një letër Kryetarit të Kuvendit ku radhit arsyet se pse procedura e nisur nga Kuvendi në lidhje me prokurorin e përgjithshëm, është antikushtetuese.

Fakti i parë është sipas opozitës se kushtetuta e thotë qartë: Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të drejtësisë.

Selia blu shprehet se ajo nuk ka qëndrim përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë, sipas PD nuk mund ta japë politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit.

PD vëren se një situatë të ngjashme për Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7 vjet me ligjin e ri.

PD i sjell në vëmendje mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht zyrtarin përkatës.

Fakti i dytë sipas opozutës është se Neni 109 i Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshsëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë e tillë. 

PD kërkon që të merret vlerësimi/opinioni i Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

Sipas opozitës, deri në plotësimin e boshllëkut kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i përkohshëm.

PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin.

Ja cfare shkruan

Fakti i parë –Kushtetuta e thotë qartë:  Mbarimi i mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm nuk konstatohet nga  Kuvendi i Shqipërisë, por vetëm nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Kjo  kompetencë e KLP parashikohet në pikën 2 të nenit 148/c të Kushtetutës,  ku thuhet se “Mbarimi i mandatit të Prokurorit  të Përgjithshëm deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

PD vlerëson se deri në ngritjen e KLP-së  dhe plotësimit të boshllëkut kushtetues dhe ligjor është e pamundur që  Kuvendi të marrë kompetencën e një institucioni të pavarur të  drejtësisë. 

PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.

PD shprehet se ajo nuk ka qëndrim  përfundimtar për çështjen e kohëzgjatjes së mandatit nga 5 në 7 vjet të  Prokurorit të Përgjithshëm. Përgjigjen për këtë dilemë nuk mund ta japë  politika, por e jep vetëm Këshilli i Lartë i Prokurorisë  si institucioni i vetëm që deklaron mbarimin e mandatit. 

 PD vëren se një situatë të ngjashme për  Inspektorin e Lartë te Deklarimit të Pasurive, kjo mazhorancë e zgjidhi  duke ia zgjatur mandatin nga 5 vjet që e kishte me ligjin e vjetër, në 7  vjet me ligjin e ri. PD i sjell në vëmendje  mazhorancës se nuk mund të bëjë interpretime të ndryshme të një situate  të njëjtë në varësi të qëllimit të saj për të kontrolluar politikisht  zyrtarin përkatës.

  Fakti i dytë – Neni 109 i  Kushtetutës nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një  Prokurori të Përkohshëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet  mandati para kohe. Aktualisht nuk ekziston një rrethanë  e tillë. Edhe nëse do të ishim në rrethanat e ndërprejes së mandatit,  neni 109 për Prokurorin e Përkohshëm, përcakton se duhet të përmbushen dy kushte: 

 1-    Kandidatët për Prokuror të Përkohshëm të Përgjithshëm duhet të kenë kaluar me sukses procesin e vetingut.

2-    Kryeprokurori i Përkohshëm zgjidhet me votate 3/5 e anëtarëve të Kuvendit.

 Në përfundim, PD shprehet se: 

·        Të merret vlerësimi/opinioni i  Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë mbi zgjidhjen e  boshllëkut/ngërçit kushtetues apo ligjor.

·        Deri në plotësimin e boshllëkut  kushtetues dhe ligjor apo deri në krijimin e KLP, është e pamundur që të  procedohet me zgjedhjen e një Prokurori të Përgjithshëm, qoftë ky edhe i  përkohshëm.

·        Mandati i Prokurorit të  Përgjithshëm deklarohet i përfunduar vetëm nga KLP dhe neni 109 është i  pazbatueshëm. Për këtë shkak PD kërkon nga mazhoranca ndërprerjen  menjëherë të procedurës që ka nisur në kundërshtim me  Kushtetutën dhe ligjin.

 PD thotë se “Çdo veprim i kundërt nga  mazhoranca do të ishte provë e qartë e vullnetit të saj të hershëm për  kapjen politike të organeve të drejtësisë, përfshirë edhe prokurorinë”.

/Ora News.tv/