'As për mandatet, as për protestën', Kryemadhi: Vizita e eurodeputetëve është caktuar që me 6 shkurt

Raportuesi i Parlamentit Evropian, Knut Fleckenstein dhe një delegacion prej 7 eurodeputetësh të tjerë do të zbarkojnë në Shqipëri nesër, pas ngërçit politik të krijuar nga dorëzimi i mandateve të deputetëve të opozitës.

Por vetë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin "Tempora" në Rtv Ora News mohoi që vizita e tyre të jetë enkas për situatën e krijuar në Shqipëri.

Sipas saj axhenda e tyre ka qenë e përcaktuar që prej datës 6 shkurt.

Kryemadhi: T'ju sqaroj një gjë për eurodeputetët. Mos i gënjeni njerëzit. Eurodeputetët e kanë vendosur që me 6 shkurt të vinë në Tiranë, nuk vinë për këtë gjë. Mos gënjeni qytetarët sikur po bëhej qameti këtu dhe po vjen Marsi dhe Hëna.

Eurodeputetët e kanë për detyrë dhe axhendë të tyre, do të takojnë edhe opozitën edhe mazhorancën. Do të thonë një fjalë më shumë, një fjalë më pak.Këta do ti sqarojmë. E kanë vendosur ata dhe ja kanë thënë zotit Cakaj.

Meço: Që nuk hapen?

Kryemadhi: Një javë më përpara dhe ja kanë bërë të qartë shumë.

EMISIONET