Manchester United merr vendimin përfundimtar për Paul Pogba

Manchester United merr vendimin përfundimtar për Paul Pogba

Me merkaton në Angli që po shkon drejt mbylljes (të enjten në orën 18:00) Manchester United i ka dhënë fund hamendësimeve për një transferim të mundshëm të Paul Pogba tek Barcelona. Pra, asnjë transferim i bujshëm i minutës së fundit drejt Barcelonës dhe ndoshta asnjë sulm për Sergej Milinkoviç Saviç.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja katalanase "Sport" United e konsideron Pogba të pashitshëm, me Jose Mourinho i cili refuzoi të negociojë për çdo opsion transferimi.

Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, tha për këtë të përditshme, se ai u përpoq të bindë Manchester United për të transferuar Pogba te Barca, duke pasur parasysh dëshirën e francezit për t'u kthyer dhe për të luajtur në mesfushë me Arturo Vidal, si në kohën kur ata ishin pjesë e Juventusit.

Duke pasur parasysh pamundësinë e kësaj piste, Barelona mund të hedh sytë nga Adrien Rabiot i PSG-së, me francezin që mund të jetë alternativë e shokut të tij tek kombëtarja e "Gjelave".

Të hënën, agjenti i Pogba ishte në Mançester për të propozuar ofertën e Barcelonës, ku përfshiheshin 45 milion euro kesh dhe kartonin e Yerry Mina dhe André Gomes, për një vlerësim të përgjithshëm prej 112 milionë euro.

Një propozim i rëndësishëm, por i refuzuar nga "Djajtë e Kuq".



EMISIONET