Manchester United dhe Liverpool kërkojnë Wanyama-n

Manchester United dhe Liverpool kërkojnë Wanyama-n

Liverpooli dhe Manchester United kërkojnë shërbimet e mefushorit Tottenham Hotspur, Victor Wanyama.

Mesfushori i Tottenhamit, Wanyama po kërkon një kontratë të re me klubin londinez, por janë ende larg marrëveshjes.

Kështu, dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë vënë në gjurmët e tij për të përfituar nga kjo situatë.

Keniani  26-vjeçar është vetëm në vitin e dytë të marrëveshjes së tij pesë-vjeçare që ai nënshkroi kur u bashkua me Spurs në 2016

Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho, ka bërë të qartë se ai është duke kërkuar një mesfushor të ri këtë verë, ndërsa Liverpool po konsideron zëvendësime për Emre Can, i cili pritet të largohet.

Edhe trajneri i Chelseat, Antonio Conte ka folur publikisht për admirimin që ka për Wanyaman dhe Blutë mund të hyjnë në garë për mesfushorin.

Mauricio Pochettino e sheh yllin kenian si një lojtar të rëndësishëm në skuadrën e tij dhe e ka përdorur atë jo rrallë herë që nga kthimi i tij në skuadër.

EMISIONET