Negocimi që do të çonte Romelu Lukaku te Interi është futur në një fazë tepër të komplikuar. Zikaltërit kishin propozuar 60 milionë euro për Manchester Unitedin.

Një shifër që dukej e mjaftueshme për të detyruar "Djajtë e kuq" që të heqin dorë nga lojtari, i cili më tepër u josh nga mundësia për tu aktivizuar në një kampionat sfidues si ai italian. Dhe në vend të kësaj, sipas shtypit britanik, do të kishte një ngadalësim të mprehtë në këtë negocim.

Manchester United kërkonte që të grumbullonte jo më pak se 85 milionë euro nga shitja e tij. Inter e vlerëson këtë lëvizje, por do të ishte e vështirë për t'u kënaqur. Kjo gjithashtu do ta vështirësonte shitjen e Mauro Icardi.

Argjentinasi nuk bën pjesë në projektin e Antonio Conte, duke ngjallur interesin e shumë skuadrave Europiane. Juventusi është ai më i interesuar, por pa një sulmues, Inter mund të vendosë të mos heq dorë nga sulmuesi aktual.

/Ora News.tv/