Manchester City "manita" ndaj Swansea, uellsianët rrëzikojnë zonën e ftohtë

Manchester City "manita" ndaj Swansea, uellsianët

Fitimi i titullit në Premier League nuk e ka "kënaqur" Manchester City-n që vazhdon të mbajë gazin në maksimum.

Të besuarit e Pep Guardiolës mposhtën me rezultatin e thellë 5-0 Swansea, takim ky i vlefshëm për javën e 35-të të Premier League angleze.

Serinë e golave e hapi David Silva në minutën e 12 ndërsa katër minuta më vonë ishte Stërling ai që dyfishoi. Në pjesën e dytë, kishte vend dhe për golat e Kevin De Bruyne, Bernardo Silva dhe Gabriel Jesus që humbi dhe 11 metërshin e shndërruar në gol nga mesfushori portugez Silva.

Me këtë fitore Manchester City thellon në +16 distancën me ndjekësit e United, ndërkohë që skuadra uellsiane rrëzikon shumë të zbrësë një kategori më poshtë, pasi numëron katër pikë më shumë se Southampton i vendit të 18-të. Në Premier League kanë mbetur edhe 3 takime për t'u zhvilluar.

EMISIONET