Tashmë Miralem Pjaniç nuk është vetëm një dëshirë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës por një objektiv. "Qytetarët" janë të gatshëm të bëjnë "çmenduri" në merkato për të sjellë në Angli mesfushorin e Juventusit.

Anglezët i kanë qartësuar më shumë gjërat. Në tavolinën e Juventusit kanë mbërritur 100 milionë euro për kartonin e mesfushorit. Për Pjaniç janë të gatshme 8 milionë euro në sezon.

Juventus tashmë duhet të mendohet gjatë sepse kjo nuk është një ofertë që vjen përditë. Nga Anglia raportojnë se Guardiola ka pasur një bisedë telefonike me 28 vjeçarin dhe i ka shpejguar gjithë konsideratën që ka për të. Juventusi, në rinovimin e kontratës i ofron 6 milionë euro në sezon. Tashmë boshnjaku duhet të mendohet…

/Ora News.tv/