Manastirliu ngre task force për kontrollin e barnave në farmaci

Manastirliu ngre task force për kontrollin e barnave në farmaci

Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, farmacitë do kontrollohen nga një grup taskforce për kushtet dhe mënyrën e tregtimit të barnave.

Task forca përfshinë disa instituticione si Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Barnave, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ku për herë të parë edhe Urdhri i Farmacistëve. 

Konkretisht Ministrja Manastliu ka urdhëruar kontrollimin për kushtet e ruajtjes së barnave, verifikimet për pullën e sigurisë, kushtet higjieno-sanitare të farmacive, lëshimin e barnave pa recetë, shqetësime të ngritura më heret nga bluzat e bardha.

Në ditët e para të funksionimit të kësaj Task-Force ndërinstitucionale, janë kontrolluar 21 subjekte farmaceutike dhe janë konstatuar shkelje ne 12 subjekte të cilat janë ndëshkuar me masë administrative 1.500.000 lekë për mosrespektim të kushteve të ruajtjes së barnave, për tregtim të barnave pa pullën e sigurisë dhe tregtim të barnave pa recetën e mjekut.

EMISIONET