Ministria e Shëndetësisë nisi fushatën e dhurimit të gjakut për fëmijët talesemikë, nismë e cila do të zgjasë 1 muaj. Në moton "10 minuta për të shpëtuar 3 jetë", fushata për dhurimin e gjakut bëhet në një kohë të vështire për bankën e gjakut, sic është  stina e verës.

"10 minuta për të shpëtuar 3 jetë"-është fushata e dhurimit të gjakut në ndihmë të personave talesimikë. Vera është periudha më e vështirë për bankën e gjakut, ndaj Ministrja e Shëndetësisë dhe stafi  dhuruan gjak për të plotësuar nevojat për 600 personat që janë prekur nga talasemia dhe që transfuzionin e gjakut e kanë jetike. 

Ministrja theksoi se ne kemi 10.7 dhurime për 1000 banorë ndërsa nevojat janë dy herë më të mëdha ndaj bëri këtë apel për qytetarët:

“Nevojat e vendit për gjak janë 20 dhurime për 1 mijë banorë ndaj gjej rastin të bëj një apel për qytetarët të na bashkohen në këtë iniciativë që I vjen në ndihmë së pari fëmijëve me sëmundje gjaku. Në këtë fushatë 1-mujore, e cila padyshim do të vijojë edhe më tej, ne synojmë të arirjmë 1 mijë dhurues, për 3 mijë jetë të shpëtuara”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Fushata do të shtrihet në të gjithë vendin nga sot deri më datë 4 Korrik, për të ndihmuar në plotësimin e nevojave me gjak, posaçërisht për fëmijët talasemikë. 

/Ora News.tv/