Vetëm pak ditë pasi hyri në fushë në ndeshjen kundër Skocisë, sulmuesi i kombëtares shqiptare ka gjetur golin në Spanjë.

Manaj u aktivizua vetëm në pjesën e dytë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, por i mjaftoi për të shënuar, pavarësisht se nuk shërbeu për Albacete, pasi u eliminua me rezultatin e përgjithshëm 3-2 nga Lugo. Ky është goli i tij i dytë për këtë sezon, pas rrjetës kundër Deportivo La Coruna.

/Ora News.tv/