Mami i Dua Lipas kthehet pas në kohë, me veshje tradicionale shqiptare

Mami i Dua Lipas, Anesa është kthyer pas në kohë.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto me veshje tradicionale të vitit 1997.

"Ari i qëndisur dore. Veshje tradicionale shqiptare e vitit 1997,"-shkroi ajo.

Ndërsa nuk munguan komentet e dy vajzave të saj Duas dhe Rinës.

"Mbretëresha ime. Jam e fiksuar pas teje,"-komentoi Dua.

Ndërsa Rina shkroi: "Mammaaaa."

Por në foton e Anesës nuk ka munguar komenti i dhëndrit të saj Isaac Carew, i cili i ka bërë një zemër.


EMISIONET