Gazetari Bejdo Malo i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora y shpreh se policia ka përdorur 10-fishin e gazit lotësjellës që përdoret në botë, gjatë protestave.

Malo: Policinë po e fusin në rrugë të gabuar edhe këta specialistë shumë të vjetër të policisë. Ehde ministrin po e fusin në rrgë të gabuar që bën deklarat të papërgjegjshme. Ne po kalojmë nga drama në dramë, vetëm për hir të karriges së Ramës, sepse po të iki E.D hapen portat e krizës. Nuk kishte asnjë dhunë ndaj policisë. Policia ka qenë si lis në këmbë. Nuk e preku njeri. Atje të partë që kanë rënë në tokë nga gazi helmues kanë qenë gazetarët, pastaj gratë. Përdorimi i gazit nga policia është në mënyrë ilegale totalisht nga policia është një shkelje e kushtetutës. Të gjitha policitë e botës e kanë heq gazin. Në të gjitha standardet botërore hidhet 15 mlg gaz për metër kub. Ndërsa Sandër Lleshi me qeverinë ka hedhur 225 mlg. 10 fishi.


/Ora News.tv/