Maliq, arrestohen kushërinjtë, tentuan të vrasin bashkëfshatarin

Maliq, arrestohen kushërinjtë, tentuan të vrasin

Arrestohen tre autorët e vrasjes së mbetur në tentativë pasditen e djeshme në fshatin Podgorie të Maliqit.

 Të arrestuar janë kushërinjtë Eduart Xhemollari, 25 vjeç,  Jani Xhemollari, 48 vjeç,  Marenglen Bollguri, 27 vjeç, të tre banues në fshatin Podgorie-Maliq.

"Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27.12.2017, në fshatin Podgorie, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me mjete të forta, shtetasin E.B, 27 vjeç, banues në Podgorie 27 vjeçari u transportua në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve."  informon policia e Korçës.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme hetimore.

Të arrestuarit akuzohen për "vrasja me dashje, mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim".

EMISIONET